E enjte, 26 shkurt 2026Durrës, Nr. 11

Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë

Lesh e Li

Organ NacionalistBotim i përditshëmNeoshqiptar

Balluku shfaqet në Kuvend, karshillëk SPAK-ut dhe qytetarëve

E hënë, 19 janar 202622 lexime

Që në minutën e parë, deputetët e PD u përplasën me të, duke kërkuar largimin e saj nga salla. Por Balluku, e qeshur dhe pa u trembur aspak, iu kthye si një sfidë e hapur qytetarëve dhe… SPAK-ut! Po, SPAK-ut që kërkon ta arrestojë, por që sot duket se nuk ka asnjë ndikim mbi energjitë super-njerëzore të Ballukut.

Balluku shfaqet në Kuvend, karshillëk SPAK-ut dhe qytetarëve
Foto: Arkiva

Sesioni i ri parlamentar për vitin 2026 nisi me tension… dhe përfundoi si një shaka e keqe për qytetarët – vetëm 20 minuta! Por nuk ishte koha që i shqetësoi më shumë shqiptarët, ishte prezenca e zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila duket se ka marrë medaljen e artë për karshillekun e papërmbajtshëm.

Që në minutën e parë, deputetët e PD u përplasën me të, duke kërkuar largimin e saj nga salla. Por Balluku, e qeshur dhe pa u trembur aspak, iu kthye si një sfidë e hapur qytetarëve dhe… SPAK-ut! Po, SPAK-ut që kërkon ta arrestojë, por që sot duket se nuk ka asnjë ndikim mbi energjitë super-njerëzore të Ballukut.

“Si nuk u lodhe o burrë?” dëgjohet Peleshi duke i folur Gazment Bardhit, ndërsa Balluku vetëm qëndronte e ngritur, duke sfiduar çdo pritshmëri qytetare. Çdo herë që dikush tentonte të kërkonte llogari apo respekt, ajo iu përgjigjej me një karshillek të ftohtë dhe të sigurtë, si të thoshte: “Nuk ka SPAK, nuk ka qytetarë, unë vendos!”

Kur opozita refuzoi të ulej, Peleshi hodhi projektligjet në votim, të cilat u miratuan me votat e PS. Por mazhopranca, si gjithmonë në rol kryesor, paralajmëroi: “Keni kohë një javë. Nëse nuk vini në Komision, do e bëjmë pa ju!” Një paralajmërim që tingëllon si thirrje për rebelim qytetar dhe sfidë totale ndaj drejtësisë".

Në fund, shqiptarët nuk panë vetëm një seancë të shkurtër dhe të tensionuar, por edhe Ballukun në super-formë karshilleku, e gatshme të sfidojë SPAK-un, opozitën dhe çdo pritshmëri qytetare – gjithçka me një buzëqeshje që thotë: “Unë vendos rregullat, ju vetëm shikoni.”