E enjte, 26 shkurt 2026Durrës, Nr. 11

Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë

Lesh e Li

Organ NacionalistBotim i përditshëmNeoshqiptar

Ëndrra e shqiptarëve: Marinsat amerikanë zbarkojnë në Surrel...

E martë, 13 janar 202619 lexime

Analisti Bledi Mane rrëfen ëndrrën e shumë shqiptarëve pas operacionit policor amerikan në Venezuelë dhe marrjes së presidentit Nikolas Maduro!

Ëndrra e shqiptarëve: Marinsat amerikanë zbarkojnë në Surrel...
Foto: Arkiva

Nata e ftohtë e janarit kishte mbuluar rrethinat me brymë. Diku larg dëgjohej e lehura e një qeni ndërkohë helikopteri i parë u ul mbi Surrel. Prej tij zbritën gjashtë ushtarë amerikanë, shkelmuan dyert e vilës së betontë, hynë direkt në dhomën e gjumit dhe rrëmbyen nga gjumi Lindën me Edi Ramën. Linda mbante veshur një këmishë nate të purpurt ndërsa i shoqi i saj po flinte nudo pa brekë. U vunë prangat të dyve, të gjatit ia mbuluan allatet me çarçaf, u hodhën sipër fytyrave kapuçë të errët dhe i çuan drejt helikopterit që fluturoi andej nga aeroporti i Rinasit... Helikopteri i dytë u ul mbi tarracën e një pallati te rrugica e Salës, prej tij zbritën dy ushtarë amerikanë, u varën drejt një ballkoni në katin e pestë, shkelmuan derën dhe hynë direkt në dhomën e gjumit. Liria po gërrhiste në krevat e vetme ndërsa Saliu ende zgjuar me laptop ndezur po shikonte porno. Në fillim u tremb, kujtoi se ishte Spaku por pasi pa uniformat e ushtarëve i thirri gruas. Liria që u zgjua e mekur nuk u besonte syve deri ku kishin depërtuar mysafirët natës e ndërsa njëri prej tyre pyeti Saliun a dinte anglisht dhe pa marë ende përgjigje i zgjati në dorë një zarf. Sala e rrëmbeu si gjithnjë e teksa e hapi të shikonte çkishte brenda u shokua nga ajo çfarë ishte shkruar: -I dashur miku im doktor Berisha, ndjesë për vonesën por kam qenë i zënë me Ukrainën dhe me Venezuelën. Sot nisa çunat e mi në Tiranë, Ramën e arrestuam ndërsa ty po të dhurojmë pushtetin. E meriton se je konservator, aristokrat me gjak blu nga Viçidoli dhe na ke paguar deri tani 6 milionë e 700 mijë dollarë me TVSh. Ta gëzoni pushtetit, të fala fëmijëve dhe të fala speciale Arminës nga Melania ime. Me respekt Donald J.Trump Tirana flinte ndërsa zgjuar ishte vetëm një qen në Surrel dhe Adriatik Lapaj që protestonte para kryeministrisë