E enjte, 26 shkurt 2026Durrës, Nr. 11

Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë

Lesh e Li

Organ NacionalistBotim i përditshëmNeoshqiptar

FSHF ndryshon skemë: pas Komitetit Ekzekutiv, Fevziu drejt stolit kuqezi

E premte, 9 janar 20266 lexime

Pas rizgjedhjes unanime të Lazer Matijës në krye të shoqatës dhe propozimit të Armand Dukës për një tjetër mandat në krye të FSHF-së, surpriza e vërtetë erdhi me emrin e Blendi Fevziut, i votuar për anëtar të Komitetit Ekzekutiv. Sipas burimeve pranë sallës së asamblesë (dhe disa kamerave imagjinare), ky është vetëm hapi i parë.

FSHF ndryshon skemë: pas Komitetit Ekzekutiv, Fevziu drejt stolit kuqezi
Foto: Arkiva

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër nuk u mjaftua vetëm me vendime administrative, por hapi zyrtarisht një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar: epokën e analizës televizive taktike nga pankina.

Pas rizgjedhjes unanime të Lazer Matijës në krye të shoqatës dhe propozimit të Armand Dukës për një tjetër mandat në krye të FSHF-së, surpriza e vërtetë erdhi me emrin e Blendi Fevziut, i votuar për anëtar të Komitetit Ekzekutiv. Sipas burimeve pranë sallës së asamblesë (dhe disa kamerave imagjinare), ky është vetëm hapi i parë.

Burime “tepër të informuara” bëjnë me dije se, nëse gjithçka shkon sipas planit, Fevziu pritet të emërohet së shpejti edhe trajner i Kombëtares, duke sjellë një qasje revolucionare: – konferenca shtypi 90-minutëshe, – zëvendësime të shoqëruara me debate, – dhe analiza pas ndeshjes që zgjasin më shumë se vetë ndeshja.

“Është koha që formacioni të vendoset me pyetje provokuese dhe jo me skema të vjetra 4-4-2”, mësohet të ketë thënë një delegat, ndërsa një tjetër shtoi se VAR-i do të zëvendësohet nga një panel diskutimi.

Në planin teknik, Fevziu pritet të aplikojë filozofinë e re “Topi flet vetë”, ku çdo lojtar, para se të gjuajë në portë, duhet të argumentojë vendimin. Kapiteni i ekipit do të ketë detyrë të mbajë mikrofonin.

FSHF ende nuk ka reaguar zyrtarisht, por burime pranë federatës konfirmojnë se po shqyrtohet edhe mundësia që stoli i Kombëtares të zgjerohet, për të akomoduar analistë, ish-trajnerë, opinionistë dhe, në raste të veçanta, edhe publikun.

Nëse ky vizion realizohet, një gjë është e sigurt: Kombëtarja shqiptare mund të mos fitojë gjithmonë ndeshje, por debatin pas tyre do ta fitojë pa diskutim.