E enjte, 26 shkurt 2026Durrës, Nr. 11

Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë

Lesh e Li

Organ NacionalistBotim i përditshëmNeoshqiptar

Lapaj del me shkopinj në duar: Kështu do e thyej Edi Ramën

E martë, 13 janar 202632 lexime

Gjatë fjalës së tij, Lapaj thyen një nga një shkopinjt, duke e përdorur këtë gjest si simbol për mënyrën se si, sipas tij, do të “thyejë” Edi Ramën.

Lapaj del me shkopinj në duar: Kështu do e thyej Edi Ramën
Foto: Arkiva

Adriatik Lapaj ka dalë sot me një tjetër video-mesazh në lidhje me protestën që ka paralajmëruar se do të organizojë më 17 janar.

Në videon e publikuar sot, Lapaj shfaqet me disa shkopinj në duar, teksa u bën thirrje studentëve, fermerëve dhe ish-pronarëve që t’i bashkohen protestës së tij për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

"" Gjatë fjalës së tij, Lapaj thyen një nga një shkopinjt, duke e përdorur këtë gjest si simbol për mënyrën se si, sipas tij, do të “thyejë” Edi Ramën.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më 17 janar, ndërkohë që një tjetër datë është hedhur në qarkullim, pasi edhe Sali Berisha ka premtuar rrëzimin e Ramës më 24 janar.