Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë
Për banorët, kjo është hera e rradhës që zona e ndërtuar “atëherë kur nuk duhej” po kthehet në një mini-Venezia shqiptare, me dallim se gondolat janë zëvendësuar nga llafet e fqinjëve dhe efektivet që nxjerrin ujin me pompa.

Keneta e Durrësit ka vendosur sërish të bëjë “festë uji” dhe të përmbytë zonën ku njerëzit nuk duhej të ndërtonin kurrë. Banorët, të befasuar nga shfaqja e papritur, po përjetojnë një kombinim të ujit, baltës dhe ironisë së fatit urban.
Efektivet dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura janë në terren, duke bërë atë që mund të quhet “luftë titanike kundër ujit”. Pompat punojnë me energji maksimale, por Keneta duket të mos ketë marrë leje për t’u ndalur.
“Shumë banesa janë bërë ujë, por të paktën kemi demonstruar një gjë të rëndësishme: që forcat tona mund të jenë si çadra e lagur në mes të përmbytjes – gjithnjë aty, por jo gjithmonë efektive,” thotë një burim pranë operacionit.
Për banorët, kjo është hera e rradhës që zona e ndërtuar “atëherë kur nuk duhej” po kthehet në një mini-Venezia shqiptare, me dallim se gondolat janë zëvendësuar nga llafet e fqinjëve dhe efektivet që nxjerrin ujin me pompa.
Ndërkohë, autoritetet lokale mbajnë situatën “nën kontroll” dhe këshillojnë banorët të mos hedhin plehra në kanal… sepse Keneta ka memorie dhe nuk fal asnjë gabim urbanistik.
Durrësi duket se ka gjetur një mënyrë të re për turizëm: pak ujë, shumë përvojë dhe efektivet në rolin e superhero-ve të papaguar.