Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë
Fevziu do të përfaqësojë me dinjitet historik KF “Vllaznia” e Shkodrës, duke sjellë në federatë përvojën e gjatë në moderimin e debateve ku askush nuk fiton, por të gjithë flasin. Ndërkohë, Taulant Balla, në rolin e përfaqësuesit të KF “Sopoti” të Librazhdit, do të kontribuojë me aftësitë e tij të spikatura në mbrojtje të çdo vendimi, pavarësisht rezultatit në fushë.

Futbolli shqiptar vazhdon marshimin e sigurt drejt modernizimit… politik. Burime shumë pranë kafeneve të Tiranës bëjnë me dije se Blendi Fevziu dhe Taulant Balla pritet të zgjidhen anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Fevziu do të përfaqësojë me dinjitet historik KF “Vllaznia” e Shkodrës, duke sjellë në federatë përvojën e gjatë në moderimin e debateve ku askush nuk fiton, por të gjithë flasin. Ndërkohë, Taulant Balla, në rolin e përfaqësuesit të KF “Sopoti” të Librazhdit, do të kontribuojë me aftësitë e tij të spikatura në mbrojtje të çdo vendimi, pavarësisht rezultatit në fushë.
Sipas filozofisë së re të FSHF-së, nuk ka më nevojë për ish-futbollistë, trajnerë apo ekspertë sporti, pasi futbolli modern kërkon komunikim politik, analiza televizive dhe fjalime pas ndeshjes që zgjasin më shumë se vetë ndeshja.
Burime të pakonfirmuara shtojnë se në fazën e ardhshme të reformës:
konferencat për shtyp do të zëvendësohen me emisione “prime time”
kartonët e verdhë do të jepen me konsensus
ndërsa golat do të rishikohen pas analizës së klimës politike
Një gjë është e sigurt: politika dhe gazetaria nuk po pushtojnë vetëm çdo ekran – tani kanë zbritur edhe në fushë. Dhe futbolli shqiptar, si gjithmonë, luan… rolin e figurantit.