Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë
Takimi u zhvillua në praninë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emër i përfshirë në debat publik dhe i përmendur në hetime të SPAK për çështje që lidhen me tenderat, si edhe të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, Nancy Van Horn, e njohur për mbështetjen e hapur dhe të vazhdueshme ndaj Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Rama në parkun eolik të Tropojës: Era fryn, turbinat rrotullohen dhe drejtësia vëzhgon
Kryeministri Edi Rama zhvilloi vizitën e radhës në parkun eolik të Tropojës, projekt strategjik me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, i zhvilluar nga kompania amerikane CWP, në një atmosferë ku energjia e rinovueshme u ndërthur natyrshëm me energjinë institucionale dhe atë të drejtësisë.
Takimi u zhvillua në praninë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emër i përfshirë në debat publik dhe i përmendur në hetime të SPAK për çështje që lidhen me tenderat, si edhe të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, Nancy Van Horn, e njohur për mbështetjen e hapur dhe të vazhdueshme ndaj Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit.
Një prani simbolike: investime amerikane, mbështetje amerikane për drejtësinë dhe një qeveri që siguron se korrupsioni në sektorin energjetik është një fjalë më shumë në modë sesa në përdorim real.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një proces të lartë besueshmërie në sektorin energjetik, duke e kthyer atë në një fushë garash të hapura ndërkombëtare, ku kompanitë serioze marrin pjesë pa asnjë rezervë për integritetin e proceseve.
“Jemi në një fazë kur fjala ‘korrupsion’ përdoret si këpucët e fundit të modës, por pikërisht në këtë sektor ajo ka marrë një përgjigje sistematike”, tha Rama, mes turbinave që rrotulloheshin pa u ndalur, si për të ilustruar vazhdimësinë e reformave.
Sipas Kryeministrit, kompanitë amerikane dhe ndërkombëtare nuk kanë hasur pengesa në Tiranë, përkundrazi kanë pasur qeverinë në krah për të kapërcyer edhe pengesa burokratike “absurde” në nivel vendor, të kuptueshme – siç u shpreh ai – për bashki të vogla që përballen papritur me projekte “aq të mëdha sa një ari”.
Ndërkohë, në sfond, prania e përfaqësueses së SHBA-së shërbeu si kujtesë se besueshmëria nuk matet vetëm me megavat, por edhe me standarde, transparencë dhe institucione që funksionojnë, veçanërisht ato të drejtësisë.