Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë
Autoritetet kanë konfirmuar se punimet për aksin Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, një shprehje teknike që në shqip të përditshme do të thotë: ngadalë, por me shumë vetëbesim.

Kombinat–Ndroq–Plepa: rruga që po ndërtohet me durim historik
Autoritetet kanë konfirmuar se punimet për aksin Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, një shprehje teknike që në shqip të përditshme do të thotë: ngadalë, por me shumë vetëbesim.
Sipas shifrave zyrtare, 86% e punimeve janë realizuar në vetëm 30% të pjesës së parë të lotit të parë. Ky lot, që përbën 4.85 kilometra ose 16.7% të gjithë projektit, ka arritur të prodhojë rreth 4.3% të rrugës totale pas 18 muajsh punë intensive, reflektimi strategjik dhe konferencash shtypi.
Ekspertët vlerësojnë se, nëse ky ritëm heroik ruhet, rruga do të përfundojë rreth vitit 2059, gjatë mandatit të 13-të të kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të inaugurojë veprën me një prerje shiritash në format hologrami.
Banorët e zonës shprehen optimistë. “Unë nuk e pres për vete,” – thotë një qytetar nga Ndroqi – “por nipërit e mi patjetër do ta përdorin. Kjo rrugë është investim për brezat, shumë breza.”
Ndërkohë, qeveria garanton se projekti ka rëndësi strategjike kombëtare, sepse lidh Kombinatin me Ndroqit, Ndroqin me Plepën dhe të tashmen me të ardhmen e largët.
Një pritje modeste, vetëm 33 vjet larg. Shqipëria ecën përpara – hap pas hapi, segment pas segmenti, mandat pas mandati.