Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë
Administrata e presidentit Donald Trump ka marrë një vendim historik, epik dhe paksa dramatik: shqiptarët janë zyrtarisht “non grata” në Amerikë, të paktën derisa të provojnë që nuk do hanë ndihma sociale, nuk do sëmuren dhe – mbi të gjitha – nuk do pyesin për green card sapo zbresin nga avioni.

Administrata e presidentit Donald Trump ka marrë një vendim historik, epik dhe paksa dramatik: shqiptarët janë zyrtarisht “non grata” në Amerikë, të paktën derisa të provojnë që nuk do hanë ndihma sociale, nuk do sëmuren dhe – mbi të gjitha – nuk do pyesin për green card sapo zbresin nga avioni.
Sipas një memoje sekrete, por që çuditërisht ka përfunduar në çdo portal shqiptar brenda 5 minutash, Shqipëria është futur në “listën e zezë VIP” të 75 vendeve që do të shikohen me lupë, dylbi dhe ndoshta edhe me fall kafeje përpara se t’u jepet vizë.
Kriteri kryesor: Mos u bëj barrë, as morale Autoritetet amerikane do të refuzojnë çdo aplikant që:
Dispozita famëkeqe “barrë publike” tani interpretohet më gjerë se kurrë: nëse ke gjyshen pensioniste, hallën diabetike apo kushëririn pa punë – faleminderit për aplikimin, provo në Kanada.
Trump: “America First, Albanian Later”
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit deklaroi se SHBA nuk mund të rrezikojë që qytetarë nga vende të vogla, por me ëndrra të mëdha, të mbështeten në sistemin amerikan. “Ne duam emigrantë që të mos kenë nevojë për asgjë. As për Amerikën,” – tha ai, ndërsa mbyllte dosjen me flamur amerikan.
Në listë bashkë me ‘superfuqi’ të tjera
Shqipëria renditet krenare në të njëjtën listë me Rusinë, Iranin, Afganistanin dhe disa vende të tjera që Trump i ka mësuar përmendësh sepse “nuk duken shumë amerikane”, por mungon Serbia.
Reagimi shqiptar: Qetësi totale** Qytetarët shqiptarë janë shprehur të tronditur:
“Po unë doja vetëm të shikoja Times Square-in” “Kam 3 muaj që mëson anglisht me Duolingo, kot pra?” “S’ka gjë, kemi Europën… ah, prit.”
Ndërkohë, agjencitë e emigracionit në Tiranë kanë kaluar menjëherë nga “Viza USA” në “Punë sezonale në Itali – urgjent”.
Përfundim Amerika mbyll derën, por ëndrra shqiptare mbetet gjallë. Sepse, siç thotë populli: “Nëse nuk të do Amerika, gjithmonë ka Gjermaninë… ose ndonjë kushëri në Angli.”
(Ky lajm është 100% satirik, por stresi është real.)