E mërkurë, 15 prill 2026Durrës, Nr. 11

Fletore serioze që s'merret me pollatika se ka frikë

Lesh e Li

Organ NacionalistBotim i përditshëmNeoshqiptar

Skandal në “Miss Deve 2026”: Kapen me buzë të fryra dhe botox në qerpikë, 20 deve përfundojnë në “klinika estetike”

E premte, 6 mars 20262 lexime

Një skandal që do ta kishte zili edhe Instagrami ka shpërthyer në Festivalin e Bukurisë së Deveve në Oman, ku plot 20 deve janë skualifikuar pasi kontrollet zbuluan se “bukuria e tyre natyrale” ishte… paksa e ndihmuar nga mjekësia estetike.

Skandal në “Miss Deve 2026”: Kapen me buzë të fryra dhe botox në qerpikë, 20 deve përfundojnë në “klinika estetike”
Foto: Arkiva

Një skandal që do ta kishte zili edhe Instagrami ka shpërthyer në Festivalin e Bukurisë së Deveve në Oman, ku plot 20 deve janë skualifikuar pasi kontrollet zbuluan se “bukuria e tyre natyrale” ishte… paksa e ndihmuar nga mjekësia estetike.

Sipas organizatorëve, disa pronarë nuk janë mjaftuar me dietë dhe shëtitje në shkretëtirë për t’i bërë devetë më tërheqëse. Në vend të kësaj, ato rezultuan me buzë të fryra nga acid hialuronik, hundë të “konturuara” me silikon dhe madje edhe Botox për të mbajtur shprehjen e fytyrës sa më… misterioze para jurisë.

Në disa raste, ekspertët zbuluan edhe përdorim dylli silikoni për të përmirësuar gungën – një lloj “Brazilian hump lift” – ndërsa të tjera deve dyshohet se kishin marrë hormone për të pasur më shumë muskuj, si të ishin duke u përgatitur për ndonjë kampionat bodybuildingu në shkretëtirë.

Organizatorët u shprehën të indinjuar, duke theksuar se festivali duhet të mbetet një garë e bukurisë natyrale: “Ne vlerësojmë cilësinë e qimeve, qafën elegante, buzët e plota dhe gungën e formuar… por jo paketën ‘VIP Estetik’.”

Ndërkohë burime jozyrtare thonë se disa deve të skualifikuara janë parë duke refuzuar intervistat me mediat dhe duke mbajtur syze të mëdha dielli, ndoshta për të fshehur qerpikët e rinj “volum ekstrem”.

Rasti nuk është i ri. Në Arabinë Saudite, gjatë festivalit prestigjioz King Abdulaziz Camel Festival, dhjetëra deve janë kapur vitet e fundit me ndërhyrje estetike, duke treguar se presioni për të qenë “Miss Deve Universe” është më i madh se kurrë.

Ndërkohë veterinerët paralajmërojnë se këto procedura mund të shkaktojnë infeksione dhe probleme serioze shëndetësore, ndërsa organizatat për mbrojtjen e kafshëve e kanë quajtur fenomenin “standard bukurie toksik për devetë”.

Nga ana tjetër, disa deve të tjera që garuan natyralisht raportohet se kanë reaguar ashpër, duke thënë: “Ne vijmë këtu me gungën tonë origjinale, jo me filtra dhe filler.”